Bekim Balaj ka vendosur të firmosë kontratën e re te Vllaznia deri në vitin 2027.
34-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, do vazhdojë të udhëheqë Vllazninë ku filloi hapat e parë në karrierë.
Kujtojmë se kapiteni i kuqebluve e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Balaj kryeson edhe tani renditjen e golashënuesve duke qenë pikë kyçe për fazën ofensive të Vllaznisë.
Njoftimi i Vllaznisë:
“Me Bekimin, kuqeblu deri më 2027.
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!”