Arrestohet i kërkuari nga Policia për tentim vrasjen në Prizren, V. Hoxha

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet i kërkuari nga Policia për tentim vrasjen në Prizren, V. Hoxha

Policia e Kosovës në Prizren e konfirmoi arrestimin e të dyshuarit për për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”,  Veton Hoxhës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia e kishte shpallur më 14 shkurt, në kërkim.

Sektori Rajonal j Hetimeve në Prizren, sot ( 18.02.2025), rreth orës 15:30 pas nje pune operative hetimore ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin Veton Hoxha, i cili ishte në kërkim policor, për rastin “Vrasje e mbetur në tenativë”.

I njëjti ështw shoqeruar në zyret e Sektorit Rajonal të Hetimeve Prizren, ku me pas eshte intervistuar në prezenc të avokatit. Është njoftuar Prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet .

Sipas informacioneve ai në Polici, është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencë të avokatit të tij.

Me vendim të Prokurorit, Hoxhës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti vazhdon të jetë në hetim.

Hoxha, po kërkohej për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 29 janar të këtij viti, për të cilin rast ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve ishin edhe të plagosur.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se dy të dyshuarit që ishin plagosur dhe më pas arrestuar janë Altin Hoxha dhe Arlind Hoxha.

Ndërsa, më vonë ishte arrestuar personi i tretë që është: Fidan Tabak, rreth 24-vjeçar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit