Legjenda e Milanit i ashpër ndaj Theos: Është lojtar kot

- Bota Sot

Legjenda e Milanit i ashpër ndaj Theos: Është lojtar kot

Ish-drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, ka shpërthyer me kritika ndaj Theo Hernandez pas kartonit të kuq që i kushtoi Milanit me eliminim nga Liga e Kampionëve përballë Feynoordit.

“Theo Hernandez e ka bërë këtë për vite të tëra, jam i habitur që askush nuk ia ka thënë tashmë këtë apo nuk e ka korrigjuar sjelljen e tij”, tha Boban në “Sky Sport”.

“Kartoni i dytë i verdhë është absurd. Është e pahijshme, josportive. Ju nuk duhet ta bëni këtë”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që francezi kritikohet për qëndrimin e tij dhe kjo mund të ndikojë në negociatat për zgjatjen e kontratës së tij.

“Që nga fillimi i sezonit ne kemi parë një Theo që nuk ka asnjë lidhje me lojtarin që e njihnim. Ai është vetëm kot”, vazhdoi Boban. “Në fillim, ai thjesht nuk ishte shumë i mirë në mbrojtje, më pas u përmirësua shumë, por këtë sezon duket sikur as që po përpiqet. Moralisht, ky është një gabim serioz. Pse e bën atë simulim?”, ka thënën ën fund legjernda e Milanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot