Costacurta: Mund ta themi qartësisht se fajin për eliminimin e Milanit e ka ky njeri

- Bota Sot

Costacurta: Mund ta themi qartësisht se fajin për eliminimin e Milanit e ka ky njeri

Një nga golat më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve nuk i mjaftoi Milanit për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Goli i Santiago Gimenez, pas vetëm 37 sekondash lojë, ndezi shpresat në “San Siro”, por më pas kartoni i kuq për Theo Hernandez prishi gjithçka. Për ta përkeqësuar situatën, erdhi edhe goli i Julian Carranza, duke vulosur eliminimin e kuqezinjve.

Ky eliminim ishte i papritur, sidomos duke marrë parasysh pjesën e parë të ndeshjes dhe diferencën e nivelit mes dy skuadrave. Për më tepër, Milani humbet edhe 11 milionë euro, që do të përfitonte nga kalimi në turin tjetër.

Pas ndeshjes, Billy Costacurta, nga studiot e “Sky Sport”, nuk i kurseu kritikat: “Sonte bie një hije e rëndë mbi sezonin e Milanit. Prej një kohe të gjatë nuk kam parë kaq shumë gabime në një ndeshje me eliminim direkt.

Nuk mund të pranohen dhe as të justifikohen, sidomos ato të bëra nga Theo Hernandez.

Duke marrë parasysh përvojën e tij, gabime të tilla nuk mund të ndodhin.

Ky është viti më i keq i karrierës së tij dhe sonte ishte ‘qershia mbi tortë’ në aspektin negativ. Mund ta themi qetësisht që fajin për eliminimin e Milanit e ka Theo Hernandez”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot