Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë në Tiranë për një arsye.
Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Holandës.
“Në Tiranë isha i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw.
Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit.
Presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.