Bellingham pas kualifikimit të Realit: Jemi të paparashikueshëm

- Bota Sot

Bellingham pas kualifikimit të Realit: Jemi të paparashikueshëm

Jude Bellingham do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8-ave për shkak të kartonit të verdhë që mori dje.Mungesa e tij do të jetë e rëndësishme për skuadrën e Karlo Ançelotit, me anglezin që ishte edhe një herë thjesht i shkëlqyer kundër Mançester Sitit.

Është ai truri i skuadrës që lehtëson punën për Viniciusin dhe Mbapenë në sulm.

“Ishte një mbrëmje e mirë. Rydiger që kthehet, është një lajm i madh për ne, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomën e zhveshjes, duke pasur atë prani të fortë.

Ne gjithmonë duam të luajmë kundër ekipeve në maksimumin e tyre dhe ne pamë videon e dëmtimit të Haland kundër Newcastles.

Ai është një shok i mirë dhe shpresoj se nuk do të jetë shumë e rëndë. Por ata kanë lojtarë që mund ta zëvendësojnë.

Kylian po fluturon tani. Por ndonjëherë kemi nevojë për një kujtesë se talenti nuk është i mjaftueshëm.

Ju keni nevojë për organizim, keni nevojë për angazhim dhe ne kemi punuar pas disa rezultateve të këqija kohët e fundit. Ne jemi kaq të paparashikueshëm, sepse jemi kaq të rrjedhshëm kur zbresim në sulm. Ishte një mbrëmje e bukur”, tha mesfushori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot