Dinamo në kërkim të golit

- Bota Sot

Dinamo në kërkim të golit

Goli i fundit i Dinamos mban firmën e mbrojtësit Lorran dhe është shënuar më 1 shkurt, tri javë më parë, në barazimin 1-1 kundër Skënderbeut në Elbasan.

Që atëherë janë luajtur edhe 3 ndeshje të tjera dhe kryeqytetasit nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës. Konkretisht ndaj Skënderbeut në Kupë dhe më pas ndaj Teutës dhe Vllaznisë në kampionat.

Me rikthimin e Mandelës dhe Bregut pritet që Dinamo të gjejë golat e munguar dhe rrjedhimisht edhe fitoren. Mandela dhe Zabërgja kanë mbetur në kuotën e 10 golave të shënuar, ndërsa Bregu dhe Nani në kuotën e 5 golave.

Laçi luan një futboll sulmues dhe kjo mund t’i favorizojë sadopak blutë për t’u shprehur më mirë në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot