Shumë tifozë parashikojnë Real Madrid-  Barcelona në finalen e Champions League

- Bota Sot

Shumë tifozë parashikojnë Real Madrid-  Barcelona në finalen e Champions League

Pak orë më parë është hedhur edhe shorti i Champions League sa i përket fazës së 1/8-ave.

Disa përballje emocionuese na presin, veçanërisht ndeshja mes Real Madrid-Atletiko Madrid, PSG-Liverpul dhe Bayern Munchen-Leverkusen.

Por si do të jetë më vonë ecuria e këtyre ekipeve dhe fituesve të këtyre çifteve?

Shumë njerëz po parashikojnë një finale Champions League mes Real Madrid-Barcelona dhe po, rruga e shortit e lejon një gjë të tillë.

Reali dhe Barcelona nuk mund të përplasen së bashku gjatë rrugës së këtij kompeticioni, por vetëm në finale, atyre u duhet vetëm që të mundin rivalët e tjerë. Për madrilenët do të jetë disi më e vështirë duke parë emrin e kundërshtarëve.

Nëse kalon Atletikon, Reali do të ndeshej me fituesin e PSV-Arsenal, që në letër është pak më e lehtë sesa Atletiko.

Por ferri do të ishte në gjysmëfinale pasi do të përballej me fituesin e PSG-Liverpul. Si PSG dhe Liverpul, kuotohen si dy ekipe me premisa për të fituar Champions League. Nga krahu tjetër Barcelona e ka më të lehtë rrugën e saj pasi nëse heqim Interin dhe Dortmundin që nuk mund të quhen një peshë e rëndë për një ekip të tillë të Barcelonës, rivali më i vështirë do të ishte fituesi i Bayern Munchen-Leverkusen.

Nëse Bayerni-t i është marrë dora këtë sezon, me Leverkusen do të ishte një histori tjetër dhe Barcelona do ta vendoste shumë më në rrezik kualifikimin..



Lexoni të gjitha në Bota Sot