Milani drejt divorcit me Hernandezin!

- Bota Sot

Milani drejt divorcit me Hernandezin!

Milani duket se do të shkojë drejt divorcit me mbrotjësin franez Theo Hernandez.

Ndëshikimi me karton të kuq i 27 vjecarit në ndeshjen ndaj Feynoord, e ka përforcuar edhe më shumë këtë ide, e cila po qarkullon ne mediet italiane.

Como dhe Arsenali janë mes ekipeve që kanë shfaqur interes për lojtarin.

Mbrojtësi francez Theo Hernandez me shumë gjasa nuk do ta vazhdojë rrugëtimin e tij tek kuqezinjtë përtej këtij sezoni.

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se Milani ka vendosur të mos i ofrojë 27 vjeçarit një kontratë të re rinovimi apo rritjes të pagës.

E ardhmja e tij në “San Siro” u vu në pikëpyetje pas performancave të dobëta, sidomos në përballjen me ekipin holandez të Feynord, ku francezi u ndëshkua me karton të kuq.

Përjashtimi i tij ishte fatal, pasi kontribuoi edhe në eliminimin e ekipit nga Champions League.

Një lumw kritikash rënduan mbi të, duke nisur nga drejtuesit e stafit e deri tek ikonat e Milanit, të cilët e cilësuan të papërgjegjshëm dhe me sjellje fëmijërore.

Ndonëse mbrojtësi u kërkoi falje tifozëve dhe të skuadrës të mërkurën për stimulimin në zonën e rreptësisë, kjo nuk mjafton për të ndryshuar të ardhmen e tij tek milanezët.

Megjithatë, mediet e huaja shkruajnë se francezi ka marrë oferta nga ekipet e Premier League dhe skuadra të tjera italiane pwrfshirw Comon apo dhe Arsenali.

27 vjeçari u bë pjesë e kuqezinjve 6 vite më parë, pas transferimit nga Real Madrid për 22.8 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot