Klubet angleze i vihen pas yllit të Juventusit

- Bota Sot

Klubet angleze i vihen pas yllit të Juventusit

Juventusi është i gatshëm që ta shesë sensacionin turk Kenan Yildiz, mes interesimit të disa klubeve të ndryshme të angleze. 

Me potencialin për të përfunduar jashtë top katërshes në kampionat, Juventusi është i gatshëm që të mbulojë humbjet financiare nga moskualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampionëve, duke shitur Kenan Yildiz. 

19-vjeçari i cili së fundmi nënshkroi kontratë të re me ‘Bianconerët’, do të mbetet në Turin deri në vitin 2029. 

Yildiz është i etur që të vazhdojë tek Juventusi për të ndjekur hapat e Alessandro Del Pieros, idhullit të tij. 

Sidoqoftë, Juventusi është në një pozicion të mirë strategjik për të gjeneruar fonde dhe janë plotësisht të vetëdijshëm se Yildiz është aseti i tyre më i vlefshëm. 

Udhëtimi i fundit i Jorge Mendes në Turin, duke përfshirë takimet me Giuntolin dhe prindërit e Yildiz kanë ngritur vetullat. 

Ndonëse asnjë ofertë nuk është bërë duke marrë parasysh se ai nuk është agjenti zyrtar i turkut, Mendes ka informuar Giuntolin për interesimin e klubeve angleze për Yildiz. 

Nga Anglia thuhet se Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United janë të interesuar për të siguruar shërbimet e të riut turk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot