Klevis Hasanbelli nuk do të jetë më portier i Bylisit. Gardiani i portës ka njoftuar ditën e sotme largimin nga ballshiotët.
I papritur ky largim, pasi vjen vetëm 9 ndeshje nga fundi i Superiores.
Kjo ka ardhur për shkak se palët nuk kanë mundur të rinovojnë dhe në këto kushte kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
“Nga sot unë nuk jam më pjesë e ekipit të Bylisit.
Për shkak të mos rinovimit të kontratës vendosëm që të gjenim një gjuhë të përbashkët me klubin për të ndërprerë bashkëpunimin.
Dhe nga sot jam një lojtar i lirë. I uroj çunave sa më shumë suksese”, ka shkruar portieri. Ky i fundit u bë pjesë e ballshiotëve në verën e kaluar dhe vetëm pas disa muajsh ndërpret kontratën me ta.