Lautaro duhet të thyejë një tabu

- Bota Sot

Lautaro duhet të thyejë një tabu

* Interi është i pamposhtur në 11 ndeshje kundër Xhenoas në kampionat duke koleksionuar 8 fitore dhe 3 barazime.

Gjithashtu e ka mbajtur portën të paprekur në 8 ndeshje.

Megjithatë 3 nga 4 ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim. Pas barazimit në ndeshjen e parë të kampionatit 2-2, Interi dhe Xhenoa mund të barazojnë për herë të parë dy ndeshjet sezonale që nga sezoni 2012-2013.

* Interi ka fituar 10 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër Xhenoas duke pasur një golavarazh 27 të shënuar dhe 2 të pësuar. Në përgjithësi, kuqeblutë kanë marrë vetëm një fitore në 36 transfertat e fundit kundër zikaltërve në kampionat. Ka arritur 7 barazime dhe 28 humbje. Fitorja e vetme është më 26 marsin e vitit 1994.

* Zikaltrit kanë humbur 2 nga 3 ndeshjet e kampionatit, po aq sa kishte humbur në 54 ndeshjet e mëparshme në Serinë A. Kampionët e Italisë nuk pësojnë 2 humbje radhazi që nga marsi dhe prilli i vitit 2023 kur pësuan 3.

* Interi mund të fitojë 3 ndeshje radhazi në shtëpi për herë të parë në këtë kampionat. Hera e fundit që ia doli është në tetorin e vitit 2023 dhe marsin e vitit 2024. Në atë kohë arriti 9 fitore radhazi.

* Që me ardhjen e Patrik Viera në drejtimin e Xhenoas më 20 nëntor, ekipi i tij është ai që ka regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol, 7 nga 13.

* Vetëm Napoli me 2.72 pikë për ndeshje ka arritur më shumë sesa Interi (2.69) kundër skuadrave që janë në pjesën e dytë të tabelës së klasifikimit në Serinë A. Zikaltrit kanë 11 fitore dhe 2 barazime në 13 ndeshje ndaj këtyre formacioneve.

* Në njërën anë, asnjë nga skuadrat nuk ka shënuar më shumë gola sesa Interi në pjesën e parë (27 sa Atalanta) dhe në anën tjetër Xhenoa është ajo që realizon më pak (5).

* Xhenoa është skuadra e vetme kundër së cilës Lautaro Martinez ka luajtur të paktën 90 minuta në Serinë A pa i shënuar gol. Ai nuk ka gjetur rrjetën në 481 minuta kundër kuqebluve. Ndërkohë që “El Toro” nuk shënon prej 4 ndeshjesh në kampionat, pasi kishte shënuar 4 në 5 ndeshjet e fundit.

* Henrik Mkitarian ka shënuar 3 gola kundër Xhenoas në kampionat. Kundër asnjë ekipi tjetër nuk ka shënuar kaq shumë (3 edhe ndaj Parmës dhe Interit). Lojtari i lindur në vitin 1989 ka shënuar vetëm një gol në Serinë A 2024-2025, kundër Juventusit më 27 tetor.

* Andrea Pinamonti është lojtari që ka fituar më shumë herë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes në këtë sezon (7 herë). Për më tepër ai ka gjetur golin në 2 ndeshjet e fundit në Serinë A dhe vetëm 2 herë gjatë karrierës ka shënuar 3 herë radhazi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot