Guardiola me fjalë të mëdha për Marmoushin

- Bota Sot

Guardiola me fjalë të mëdha për Marmoushin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kalon sezonin më të dobët në karrierën e tij.

City i tij, së fundi është eliminuar në Ligën e Kampionëve dhe tashmë është edhe larg titullit të Premierligë.

Gjatë merkatos së janarit ai ka bërë disa transferime, mes tyre Omar Marmoushin i cili kaloi një gjysmësezoni spektakolar në Bundesliga.

Guardiola, madje lartësoi egjiptianin i cili u krahasua edhe me bashkëkombasin e tij, Mohamed Salah.

 “Mo Salah tashmë ka bërë gjëra të shkëlqyera për shumë vite në ligën më të vështirë në botë, dhe tani Omar Marmoush po vjen këtu për të provuar veten”. “Omar ka bërë diçka të pabesueshme në Gjermani. Performanca e tij do të diktojë nivelin”, u shpreh Guardiola.

Egjiptiani, që nga transferimi i tij ka arritur të gjejë golin, madje ka shënuar edhe hattrickun e tij të parë ndaj Newcastle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot