Espanyoli i shqiptarit arrin të marrë tre pikët

- Bota Sot

Espanyoli i shqiptarit arrin të marrë tre pikët

Espanyoli i Marash Kumbullës ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Alavesin me rezultatin minimal 1-0, falë golit të realizuar nga Calero pranë fundit të takimit.

90 minuta shumë të mira dhe për mbrojtësin shqiptar në këtë takim që mbajti rrjetën e paprekur.

Kumbulla mori një vlerësim tejet të mirë në këtë sfidë me notën 7.5.

Kjo ishte paraqitja e 22-të e mbrojtësit të kombëtares shqiptare këtë sezon në LaLiga, ku ka arritur të gjejë dhe dy gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot