Nikaj: Synimi im të ndjek hapat e Rashicës

- Bota Sot

Nikaj: Synimi im të ndjek hapat e Rashicës

Egnatia u mposht ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 në javën e 26-të të Superiores.

Lojtari i ndeshjes Ardit Nikaj doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

“Ndjehem mirë pas një periudhe shumë të gjatë jashtë fushe. Profesori ka filluar të më fusë në lojë në pjesë të dytë dhe jam shumë i lumtur që shënova gol.

Nuk kisha presion në gjuajtjen e penalltisë. Me Rashicën kishim dy vite bashkë, vitin e fundit kombinoheshim, por tashmë ai ka ikur dhe unë i uroj suksese. Synimi është të ndjek hapat e tij, pse jo.

Në fakt ishte një dëmtim në gju që më la 1 vit e disa muaj jashtë, më pas një dëmtim 4 muaj, por ky është futbolli. Ishin situatat e tilla për largimin nga Vllaznia, synimi im është të iki jashtë dhe të ndihmoj ekipin tim pasi kam një kontratë me ta.”, tha Nikaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot