Celestini reagon i irrituar ndaj pyetjes për Xherdan Shaqirin

- Bota Sot

Celestini reagon i irrituar ndaj pyetjes për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Baselit, Fabio Celestini, zgjedh strategjinë Simi Sicherli drejt fundit të ndeshjes dhe largon nga fusha më të mirin e tij, Xherdan Shaqiri.

Pse trajneri i FC Baselit reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së Shaqirit?, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Në minutën e 71-të Noah Yannick, mbrojtësi 20-vjeçar i St. Gallenit, shënoi autogol pas një goditje nga këndi të Shaqirit, 0:2.
Në fund të ndeshjes rezultati është 2:2. 

“Fabio Celestini përballet më pas me pyetjen se pse e largoi nga fusha më të mirin e tij, Xherdan Shaqirin, dy minuta pas epërsisë me dy gola. Kur u pyet se ndryshimi ishte befasues, Celestini përgjigjet me nervozizëm dhe shtron një kundërpyetje:

“Çfarë të befasoi saktësisht?”.

I pyetur nëse dëshiron ta pushojë Shaqirin për ndeshjen e kupës të së mërkurës në Carouge, Celestini është përgjigjur: “Kam vetëm një gjë në mendje në këtë moment. Për të fituar ndaj St. Gallenit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot