Ferizaj shënon fitore të madhe, Prishtina 88 minuta pa një lojtar

- Bota Sot

Ferizaj shënon fitore të madhe, Prishtina 88 minuta pa një lojtar

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe në luftë për të ikë nga zona e kuqe në Superligën e Kosovës.

Futbollisti Albion Kurtaj është kreator i fitores

Ferizaj bëri lojë të mirë në 45 minutat e parë por në periudhën e dytë Prishtina ndonëse me një futbollist më pak, ishte më kërkuese. 

Në minutën e 2-të, gjyqtari Genc Nuza pasi e shikoi sistemin VAR e ndëshkoi me karton të kuq Leonard Vitinë e Prishtinës, pasi si lojtar i fundit ndërhyri nga prapa ndaj Betim Haxhimusës.

Në minutën e 12-të Valmir Nafiu harkoi bukur e Albion Kurtaj nuk e la topin të bie as në tokë por me të parën nga afërsia e mposhti portierin e Prishtinës, Nika, 1:0.

Djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi ndalën tre pikë që peshojnë për në vazhdim të kampionatit.

Pas javës së 21-të, Ferizaj është në vend të shtatë me 26 pikë e ka tre më pak se Prishtina që rendite në të katërtin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot