Disa mijëra mbështetës të partisë ultra-nacionaliste të Bullgarisë “Rilindja” u përleshën me policinë të shtunën ndërsa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e misionit të Bashkimit Evropian gjatë një proteste kundër planeve të vendit për të adoptuar euron vitin e ardhshëm.
Protestuesit antiqeveritar, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”, hodhën ngjyrë të kuqe, fishekzjarrë dhe molotov në ndërtesën e BE-së në kryeqytetin e vendi, Sofje, duke i vënë flakën derës së përparme përpara se policia t’i largonte.
Rreth 10 oficerë policie pësuan lëndime të lehta dhe rreth gjashtë persona u arrestuan, tha një zyrtar i lartë i policisë për mediat pas protestës.
Qeveria dënoi sulmin ndaj ndërtesave të BE-së, duke thënë në një deklaratë se sulme të tilla “janë të papranueshme dhe bien në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës”.