Paçarada zverdhet, Koln bie nga pozita e parë

- Bota Sot

Paçarada zverdhet, Koln bie nga pozita e parë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Koln-in.

Skuadra e Koln-it si vendas zhgënjeu duke luajtur baras (1:1) me Fortuna Dusseldorfin, në takimin e javës së 23-të të Bundesliga II.

Kainz (67) shënoi për Koln-in e Johannesson (90-nga penalltia) për Fortuna-n.

Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 79-të.

Hamburger SV kryeson me 42 pikë, pasojnë Koln me 41, Kaiserslautern 39, Magdeburg 38, Fortuna 38, Paderborn 38 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot