Shoqata ESNAF zgjodhi bordin drejtues prej 17 anëtarësh

- Gazeta e Prizrenit

Shoqata ESNAF zgjodhi bordin drejtues prej 17 anëtarësh
Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i shoqatës ESNAF ku është zgjedhur Bordi Drejtues 17 anëtarësh.
Referuar njoftimit, anëtarët e shoqatës treguan interesim të madhë për kuvendin zgjedhorë, ku garuan 21 kandidatë.
Këtë Kuvend Zgjedhorë të shoqatës ESNAF e bënë më madhështorë duke nderuar me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë z.Tunç Angılı, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizen z.Celal Doğan, nënkryetari i Asamblesë Komunale në Prizren z. Levent Bus, Zëvendëskryetari i KDTP-së z.Furkan Ergüler, Kryetari i Degës së KDTP-së në Prizren z.Erim Berişa, Kryetari i Odës Ekonomike Rajonale në Prizren z.Refki Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike Turko-Kosovare z.Esin Muzebeg dhe musafirë të shumtë.
Shoqata ESNAF përgëzonë të gjithë kandidatët që konkurruan në kuvendin zgjedhor, veçanërisht Bordin e ri Drejtues.
Bordi i ri Drejtues i shoqatës ESNAF, i zgjedhur në kuvendin zgjedhor me votat e anëtarëve të shoqatës ESNAF me numër të votave të fituara, është si vijon :
 Bordi Drejtues
1. Varis Xhejlani – 109
2. Jahja Brika – 96
3. Mahir Çolpan – 95
4. Sali Salah – 93
5. Blerim Oseku – 92
6. Albin Kabashi – 90
7. Drilon Nallbani – 90
8. Xhevdet Kabashi – 83
9. Nehat Cikoli – 81
10. Ömer Macun – 81
11. Enis Kazaz – 78
12. İslam Kaymakçi – 76
13. Enis Gashi – 73
14. Daver Krasniç – 67
15. Ersun Şilik – 63
16. Bedridin Rototo – 59
17. Levent Zubani – 59
Genişletilmiş Yönetim Kurulu / Bordi Drejtues i Zgjeruar
18. Ajdoan Sutallari – 49
19. Sertaç Şalçin – 45
20. Yalçın Mazrek – 44
21. Nadir Shantiri – 42


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit