‘Komandant Hoxha’ është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po merret në pyetje nga prokurorja Vega Iodice.
A i tha se dëshiron të shpreh shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë në këtë gjykatë, por fjala e tij u ndërpre nga gjyqtari i cili tha se deklaratën mund ta bëjë pasi të përfundojë dëshmia.
“Dua të shpreh shqetësimet e mija në bazë të asaj që kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë pastaj të flas”, tha ai.
Atij iu ndërpre mikrofoni nga kryegjyqtari duke i sqaruar që pasi të përfundojnë pyetjet dhe dëshmia e tij, atëherë ai mund t’i ngre shqetësimet e tij.
Ndryshe, Gjyqtari Smith ka bërë të ditur se të gjithë të akuzuarit janë në sallë pasi Hashim Thaçi është kthyer në sallën e gjykimeve.