Vazhdojnë “shtegtimet” për Tiranën

- Bota Sot

Vazhdojnë “shtegtimet” për Tiranën

Përveç disa ekipeve të Superiores që do të luajnë sot dhe nesër në Kupën e Shqipërisë, skuadrat e tjera kanë kthyer fokusin te duelet e ardhshme në kampionat.

Tirana është njëra prej tyre, e cila ka nisur përgatitjet për sfidën e javës së 27-të të kampionatit.

Në fakt është supersfida e kësaj jave, pasi Tirana do të presë Dinamon, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë për derbin. Një duel shumë i rëndësishëm, me bardheblutë që do të duhet sërish të “shtegtojnë” për të pritur këtë përballje.

Me shumë gjasa ky derbi do të luhet në Elbasan, ku skuadrat do të përplasin “brirët” në “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 17:00.

Një derbi i lutuar pritet mes 2 ekipeve që nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores, teksa stadiumi pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot