Spalletti: Nuk e prisja, por ishte çështje episodesh

- Bota Sot

Spalletti: Nuk e prisja, por ishte çështje episodesh

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka dhënë një intervistë të gjatë rreth situatës së futbollit italian, vetëm një muaj para përballjeve me Gjermaninë. Gjatë bisedës, pranë tij ishte edhe Gigi Buffon.

A e prisnit eliminimin e tri ekipeve italiane nga Champions League?
Jo, nuk e prisja. Sidoqoftë, nuk janë eliminime që tregojnë përkeqësim të futbollit italian. Thjesht ishin rezultat i disa episodeve dhe momenteve që nuk shkuan siç duhet në ato ndeshje. Edhe unë u befasova.

Pra, ishin vetëm episode?

Po, vetëm episode, duke parë se si rrodhën ndeshjet.

A ka shumë presion ndaj trajnerëve?

Sipas mendimit tim, të gjithë janë shumë të nxituar kur vjen puna te rezultatet. Ndonjëherë edhe unë ndryshoj mendim shumë shpejt, edhe pse i njoh dhe më pëlqen mënyra se si punojnë trajnerët.

Si ju duket formati i ri i Champions League?

Një risi nga ana e strukturës, por nuk më ka shqetësuar. Më është dukur një format i bukur dhe i drejtë për t’u ndjekur nga jashtë, edhe pse është diçka e re për të gjithë.

Si e shihni kampionatin italian?

Serie A mbetet gjithmonë e rëndësishme dhe me një nivel të lartë. Nuk ka rënie cilësore, përkundrazi, shoh gjithmonë elementë të rinj. Mund të duket sikur disa skuadra nuk po performojnë në maksimum, por kjo vjen edhe nga fakti që është gjithnjë e vështirë të luash kundër rivalëve të nivelit të dytë. Kampionati italian është gjithmonë i ndërlikuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot