Në dyshim paraqitja e tij ndaj Sosiedatit?

- Bota Sot

Në dyshim paraqitja e tij ndaj Sosiedatit?

Real Madridi do të udhëtojë drejt “Reale Arena” nesër për të luajtur me Real Sociedadin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Raportohet se trajneri Karlo Ançeloti do t’i pushojë Federiko Valverden dhe Tibo Kurtua për ndeshjen kundër ekipit të Imanol Alguacil. Por, tash raportohet për një tjetër yll që mund të mbetet jashtë kësaj sfide.

Sipas gazetarit Guillermo Rai nga “The Athletic”, ylli francez, Kilian Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të “Los Blancos”.

Thuhet se ish-futbollisti i Paris Sen Zhermenit kishte probleme me dhembët dhe kështu mungoi sot në stërvitjet, gjë që e vë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen e “San Sebastian” në mbrëmjen kundër Real Sosiedatit.

Pra, mbetet gjithçka pezull nëse do ta shohim kampionin e botës me Francës në ekipin e mbretërve në ndeshjen e Kupës së Spanjës. Mbape është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në muajt e fundit dhe mungesa e tij eventuale do të ishte një humbje e madhe dhe një shqetësim për trajnerin Ançeloti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot