Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e javës së 17-të në fundjavë.
Ekipet kanë nisur përgatitjet për duelet e radhës, të cilët do të luhen saktësisht të shtunë dhe të dielë në orën 14:00.
Kështu ditën e shtunë në fushë do të zbresin ekipet e grupit A për t ëbërë mes tyre llogaritë për këtë javë. Sopoti do të presë në shtëpi skuadrën e Adriatikut, ndërsa Tërbuni do të luajë në transfertë ndaj Naftëtarit.
Besëlidhja synon rikthimin te fitorja ndaj Veleçikut, Ndërsa sfidohen edhe Gramshi – Murlani, Luzi – Iliria dhe Albanët – Basania.
Ndërkohë ditën e dielë është radha e skuadarve të grupit B. 5 takime mjaft të rëndësishme dhe të luftuara janë në program. Butrinti do të presë Maliqin, ndërsa Turbina sfidohet me Luftëtarin. Memaliaj luan në transfertë ndaj Këlcyrës, ndërsa Devolli mat forcat me Shkumbinin, teksa dueli i fundit është mes Delvinës dhe Tomorit.