Partizani do të presë Laçin në orën 17:00. Kjo është dhe ndeshja e kthimit, që ka vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë mes tyre në Laç përfundoi me barazim 0-0.
Ky është dhe rikthimi i tretë për Abilaliajn në pankinën e “demave”. Kujtojmë se detyrën e trajnerit e ka pasur në sezonin e kaluar dhe po ashtu te fillimi i aktualit, kur të kuqtë po kërkonin për timonin e ri.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare me të cilat Abilaliaj dhe Moriero synojnë kualifikimin.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Hoxha, Preka, Sembene, Domgjoni, Atanaskoski, Mehmeti, Shanaj, Taipi, Gudjufi, Padstrelau, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj
Laçi: Molla, Kurti, Opeh, Lima, Mjaki, Lleshi, Bibo, Manellari, Tresa, Melo, Bullari.
Trajner: Françesko Moriero.