Hansi Flik: Duhet të mbrojmë atë që duan edhe tifozët

- Bota Sot

Hansi Flik: Duhet të mbrojmë atë që duan edhe tifozët

Para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, kundër Atletiko Madridit, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka folur edhe për yllin e ri Lamine Jamal, i cili është i pasigurt për ndeshjen e parë të dyfishtë për shkak të lëndimit.

Flik kishte një deklaratë interesante, duke thënë se ajo që duan tifozët duhet të mbrohet – loja me topin dhe një duel direkt me kundërshtarët.

“Unë mendoj se ne duhet të mbrojmë lojtarët. Jo vetëm lojtarët specialë.

Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse unë mendoj se këtu në Spanjë të gjithëve u pëlqen kur një lojtar dëshiron të sulmojë një për një.

E veçanta këtu në Barcelonë, por edhe në Real Madrid dhe klube të tjera, është fakti që lojtarët janë në gjendje të sulmojnë dy ose tre rivalë. Kjo është ajo që duan fansat dhe kjo është ajo që ne duhet të mbrojmë”, tha Flik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot