Atletico Madrid trondit Barcelona-n me dy gola në 6 minuta!

- Bota Sot

Atletico Madrid trondit Barcelona-n me dy gola në 6 minuta!

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sonte në Kupën e Mbretit në Spanjë.

Aty ku në gjysmëfinalen e vajtjes mes Barcelona-s dhe Atletico Madrid, skuadra e Simeones ka shënuar dy herë në  6 minutat e para duke dhënë një tronditje të madhe ndaj djemve të Hansi Flick, aspak të vëmendshëm sidomos në mbrojtje.

Që në minutën e parë goditi Julian Alvarez në shtyllën e dytë duke i shpëtuar mbulimit gjatë një krosimi të ardhur nga krahu.

Teksa më pas ishte një kundërsulm i shpejtë dhe perfekt i colchoneros me Alvarez që bën gjithçka dhe në fund asiston për Griezmann që me qetësi dhe teknikë kalon Balde lehtë dhe më pas mposht edhe Scezszny.

Pedri në minutën e 19-të dhe Cubarsi në atë të 21-të barazuan rezultatin 2:2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot