Asllani me Interin kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

- Bota Sot

Asllani me Interin kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Skuadra e Interit ia doli të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll.

Skuadra zikaltër para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Lazion nga Roma. 

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit titullar, duke shijuar fitoren dhe kualifikimin.

Arnautoviq shënoi në minutën e 39-të e Calhanoglu në atë të 77-tën për fitoren e madhe të Interit. 

Asllani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 14-të dhe u zëvendësua në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 63-të.

Lazio eliminohet nga gara e Kupës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot