Real Madridi triumfon në “Anoeta” falë një super goli të Endrick (19′) dhe siguroi fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Copa del Rey” kundër Real Sociedad.
Pas triumfit 1-0, një nga protagonistët që foli ishte edhe Brahim Diaz, ish-mesfushori ofensiv i Milanit, i cili u shpreh për “Real Madrid TV”:
“Të luash këtu (në shtëpinë e Real Sociedad) është gjithmonë e vështirë, por ne fituam dhe nuk ishte e lehtë. Pavarësisht gjithçkaje, zhvilluam një ndeshje të madhe”.
Momenti pozitiv: “Po, duhet të vazhdojmë kështu, sepse ky është klubi më i mirë në botë. Kur vjen momenti i duhur, duhet të jemi gati për të luftuar për gjithçka. Duam të fitojmë çdo trofe”.
100 paraqitje me Real Madridin: “Është një nder të arrij 100 ndeshje me fanellën më të bukur në botë… Më dridhet trupi, është diçka unike, jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Real Madridi është madhështi në çdo aspekt, 100 ndeshje me fanellën e bardhë përbëjnë krenari të madhe”.