Milani arrin akord për rinovim me futbollistin

- Bota Sot

Milani arrin akord për rinovim me futbollistin

Milani i këtij sezoni po ecën mes shumë pasigurish, por edhe bindjes se ka ardhur koha për fillimin e një cikli të ri. Largimi i “senatorëve” u hap rrugë lojtarëve të tjerë të dalin bë pah dhe ai që po e bën më së miri këtë edhe Kristian Pulishiç.

Amerikani ka qenë thuajse gjithmonë në lartësinë e duhur dhe në shumë ndeshje ka bërë diferencën për “kuqezinjtë”.

Ndaj te Milani po bëhen gati për një akord të ri me futbollistin.

Palët kanë një kontratë ekzistuese të firmosur deri në vitin 2027, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër edicion. Por klubi është i gatshëm ta shtyjë edhe një tjetër vit afatin e mbylljes së saj.

Kontrata e re parashikon rritjen e rrogës nga 4 milionë euro në sezon, në 5 milionë euro. Pulishiç bëhet e ditur se ka pranuar dhe sapo të krijohet mundësia, palët do të zyrtarizojnë edhe shtrëngimin e duarve me firmat në kontratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot