Gjilani gati për sfidën e radhës

- Bota Sot

Gjilani gati për sfidën e radhës

Ekipi i Gjilanit ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, takim i vlefshëm për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë.

"Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik përveç Robert Rrahmanit, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe sulmuesit Almir Aganspahic, i cili ka ndjerë një shqetësim muskular pas sfidës së javës së kaluar ndaj Dukagjinit. Pozitiv është rikthimi i Endri Reçit, i cili kishte kohë që po qëndronte në infermieri.

Gjatë javës ekipi ka shfaqur pozitivitet dhe gatishmëri për përballjen ndaj Suharekës, e cila është e treta për këtë edicion garash.

Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00", njofton SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot