Juventusi ka nevojë për një lojtar si Chiesa

- Bota Sot

Juventusi ka nevojë për një lojtar si Chiesa

Fabio Capello, duke folur për “Sky Sport”, analizoi eliminimin e Juventusit nga Kupa e Italisë, pas humbjes me penallti ndaj Empolit në çerekfinale: “Thiago Motta në fund të ndeshjes i sulmoi të gjithë. Pashë një Juve që i lejoi Empolit të hynte në zonë sa herë të donte.

Te lojtarët bardhezinj nuk pashë grintë, vendosmëri apo dëshirë për të luftuar.

Kjo më kujtoi atë që po ndodh edhe te Milani. Juvja ka nevojë për një lojtar si Chiesa, dikush që bën lëvizje të papritura dhe motivon skuadrën. Me Motta u tentua të ndryshohej gjithçka menjëherë, duke iu dhënë një filozofi e re ekipit”.

Capello komentoi edhe sfidën mes Napolit e Interit, duke theksuar avantazhin e ekipit të Contes për shkak të mungesës së impenjimeve europiane:

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Napoli, duke mos pasur kupat europiane, mund të shkojë deri në fund. Conte ka përvojë të madhe dhe di si t’i menaxhojë situata të tilla. Sa i përket Inzaghit, ai duhet të bëjë një rotacion të zgjuar, sepse tani të gjitha ndeshjet janë të vështira”.

Me këto fjalë, Capello konfirmon se Napoli dhe Interi janë mes favoritëve për titull, por menaxhimi i forcave do të jetë vendimtar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot