Conceiçao: Të fitojmë

- Bota Sot

Conceiçao: Të fitojmë

Si rimëkëmbesh dhe si reagon? Kjo ishte pyetja e parë që iu drejtua Sergio Conceiçaos në konferencën për shtyp, më e pritshmja dhe më e drejta, duke pasur parasysh krizën që po kalon Milani sa iu përket rezultateve: “Të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë.

Kjo është ajo që duam, – u përgjigj portugezi në prag të ndeshjes së rëndësishme në “San Siro” kundër Lazios. – Jemi të vetëdijshëm për momentin, për atë që ka ndodhur, si për gabimet tona, ashtu edhe për ato që nuk i kemi nën kontroll.

Nuk mund të mbështetemi te fatkeqësitë, por mund të punojmë për ta përmirësuar atë që nuk shkon mirë. Duhet t’i korrigjojmë gabimet tona dhe të marrim rezultate pozitive”.

Drejtuesit kanë besim tek ju, duke qenë se jeni ende këtu, pas deklaratës se ishit gati të bënit valixhet gati. Çfarë prisni tani në këtë fundsezoni?

]Iu kam kërkuar lojtarëve të punojnë mirë dhe të kuptojnë atë që bëjmë gjatë stërvitjeve. Duhet të përpiqemi të japim maksimumin çdo ditë për të qenë gati për ndeshjen e radhës.

Pse skuadra nuk e ka përthithur mentalitetin tuaj?

Jam këtu për të punuar dhe për të treguar krenarinë dhe dëshirën time për të fituar.

Askush nuk më ka dhuruar asgjë, gjithçka e kam arritur me punë.

Milani është një klub i madh, por dikur objektivi i qartë dhe i padiskutueshëm ishte Champions League. Asokohe ishin të tjerë lojtarë, tjetër ambient, tjetër atmosferë. Sidoqoftë, unë e kuptoj urinë e tifozëve. A kanë lojtarët të njëjtën uri? Çdo person ka karakterin e vet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot