Blaugranat duan të marrin sërish kreun

- Bota Sot

Blaugranat duan të marrin sërish kreun

Viti 2025 ka sjellë një sërë ndryshimesh te Barcelona për shkak të masave që trajneri Hansi Flik ka marrë me disa prej lojtarëve të saj.

Arsyet e këtyre ndryshimeve kanë qenë dy.Nga njëra anë, rezultatet e dobëta në muajt nëntor dhe dhjetor 2024, të cilat bënë që skuadra të humbiste kryesimin në La Liga; dhe më pas rikthimi i disa lojtarëve të lënduar që filluan të ofrojnë performancë të mirë dhe të sigurojnë një vend si titullar. Ndryshimet filluan në portë me hyrjen e Sheznit në vend të Injaki Penjës.

Një tjetër prej të prekurve ka qenë Ronald Arauho, i cili nuk e ka fituar pozicionin e tij si titullar që prej kthimit nga dëmtimi. Në mesfushë, Kasado ka humbur vendin e tij në favor të Frenki de Jong; ndërsa Dani Olmo, edhe pse nisi nga minuta e parë kundër Atletikos, nuk mund të konsiderohet as titullar. Së fundi, është rasti i Ansu Fatit, i cili është zhvendosur nga stoli në tribunë.

NGA INJAKI PENJA TE SHEZNI – Paraqitja e Injaki Penjës ishte befasuese. Ai humbi pozicionin e tij titullar për shkak të një vonese në stërvitje. Që nga ai moment, Shezni gradualisht zuri vend në ekip dhe u bë portieri titullar. Ndonëse nuk ka ndonjë ndryshim të madh në paraqitjen e dy portierëve, realiteti është se me polakun skuadra ka pasur shifra më të mira në mbrojtje. Sot, është e qartë për të gjithë se Injaki tani është rezervë. Rikthimi i Arauhos pas dëmtimi – Rasti i kapitenit Arauho është i veçantë. Sezonin e kaluar ai ishte i padiskutueshëm. Dëmtimi e la “pushim” prej katër muajsh. Por me kthimin e tij, situata ka ndryshuar. Ai luajti të gjitha ndeshjet, ndërkohë që po diskutohej një shitje e mundshme në merkaton e dimrit, për shkak të interesimit të Juventusit. Sapo nënshkroi vazhdimësinë e tij (2031), ai pushoi së qeni titullar i ekipit.

LËVIZJET NË MESFUSHË – Lëvizje ka pasur edhe në mesfushë. Gavi dhe De Jong kanë kapur ritmin dhe vendin e titullarit, megjithëse të dy ishin kthyer në fund të vitit 2024. Angazhimi i tyre ka bërë që lojtarët e tjerë të reduktojnë ndjeshëm minutat e tyre. Një prej tyre që e ka pësuar ka qenë Mark Kasado, i cili ka humbur pozicionin si titullar në favor të De Jong.

Parakalimi ka qenë gradual, por duket qartë se holandezi e ka fituar garën. Situata kurioze e Olmos – Gavi po luan si mesfushor dhe Dani Olmo e ka paguar. Por ai ka nisur të kapë minuta. Në katër ndeshjet e fundit ai ka startuar vetëm një, shumë pak për lojtarin për të cilin janë paguar 48 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot