Atletiko Madrid ka marr lidershipin në La Liga, pas fitores së mbremshme ndaj Atletiko Bilbaos, me rezultat 1-0.
Por ai pas ndeshjes kërkoi nga futbollistët e tij që të përqendrohen në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
“Ne kemi një lojë të madhe në Ligën e Kampionëve dhe për momentin duhet të përqendrohemi në këtë dhe të pushojmë mirë gjatë këtyre tre ditëve të pushimit.
Ajo që duhet të bëjmë për momentin është të vazhdojmë të forcojmë punën kolektive të lojtarëve dhe të mos e humbim atë fokus.”, deklaroi Simeone.
Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Atletiko Madridit zhvillohet me 4 mars në ”Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit me 11 mars në ”Metropolitano Stadium”.