Kombëtarja U-17 e Shqipërisë për vajza do të nisë të dielën grumbullimin zyrtar për ndeshjet e raundit të dytë të kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Ndeshjet e grupit B3 ku bën pjesë Shqipëria, Andorra, Izraeli dhe Bjellorusia do të zhvillohen në Andorra në datat 4, 7 dhe 10 mars.
Trajnerja Cyme Lulaj ka ftuar 19 futbolliste shqiptare për sfidat e këtij raundi, duke bërë një kombinim mes lojtareve që luajnë në kampionatin vendas dhe kampionatet europiane.
Përfaqësuesja kuqezi do të nisë grumbullimin direkt në Andorra më 2 mars, teksa me 4 mars në ora 11:00 do të luajë ndeshjen e parë kundër Izraelit.
Më 7 mars, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Andorrës pritëse. Ky takim është programuar të nisë në ora 15:00. Tre ditë më vonë, më 10 mars, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi kundër Bjellorusisë në ora 10:00.
Më poshtë lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17 për vajza: