Simone Inzagi është paraqitur përpara mediave pas barazimit 1:1 kundër Napolit.
Trajneri i Interit ka vënë në dukje faktin se skuadra e tij po pëson në minutat e fundit të ndeshjes. Një problem për të cilin ka thënë se po punojnë për ta rregulluar.
“Nuk kemi qenë të përsosur në përballjet e drejtpërdrejta këtë vit.
Duhet të bënim më mirë. Nuk duhet të ndodhë që ne zakonisht pësojmë gola në minutat e fundit.
Po punojmë për këtë. Në pjesën e dytë Napoli u rrit shumë. Na ka vënë në vështirësi, ishte më i freskët se ne. Kampionat i ekuilibruar me skuadra të forta. Napoli, Atalanta, Juventusi dhe Lacioja po bëjnë një rrugëtim të shkëlqyer.
Rasti i dyshimtë për penallti të shkaktuar nga Dumfrisi? Po prisja të shihnim episodin tjetër, kur Mektominei i ndërhyn Dumfrisit në zonë. Vendoseni edhe atë”, ka deklaruar Simone Inzagi.