Hajdari në super formë me Vushtrrinë edhe në pranverë

- Bota Sot

Hajdari në super formë me Vushtrrinë edhe në pranverë

Vushtrria ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj 2 Korrikut, me rezultat minimal 0:1, dhe protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte mesfushori 24-vjeçar, Dorent Hajdari.

Ai realizoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku tri pikë jetike në këtë fazë të kampionatit.

Hajdari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vushtrrisë gjatë gjithë sezonit dhe vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer edhe në stinorin pranveror.

Me këtë fitore, Vushtrria i është afruar në dy pikë Prishtinës së Re që prin në grupin B të Ligës së Parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot