Gjoka: E merituam fitoren dhe dhamë gjithçka

- Bota Sot

Gjoka: E merituam fitoren dhe dhamë gjithçka

Skënderbeu mposhti Bylisin sot me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Në përfundimin e takimit, trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat.

“Sigurisht kur vjen një fitore e tillë me faktorë, je i kënaqur. Skënderbeu e meritoi fitoren dhe dha gjithçka.

Skuadra dha gjithçka që kishte përgatitur, i dimë mirë pikat e forta të Bylisit dhe arritëm t’i bllokonim, pasi janë një ekip që kanë bërë vetëm mirë në fushën e tyre.

Mendoj që këto janë ndeshje shumë delikate, ajo rëndesë shumë e madhe nuk na nxirrte dot te loja jonë. Ardhjet e reja tashmë po japin forcë. Unë mendoj që skuadra pas janarit dhe ardhjet e reja dhanë disa cilësi, por futbolli do kohën e tyre të përshtatjes. Morëm një goditje të madhe ndaj Laçit dhe Tiranës.

Po të ishim në fillimin e kampionatit do ishim ndryshe, do ishte zhgënjim i madh nëse nuk do arrinim objektivin e Skënderbeut që është mbijetesa.”, tha Gjoka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot