Reali edhe me një lajm të keq për ndeshjen ndaj Atleticos

- Bota Sot

Reali edhe me një lajm të keq për ndeshjen ndaj Atleticos

Pas humbjes nga Real Betisi të shtunën, tani Real Madridi e ka kthyer vëmendjen kah ndeshja e Ligës së Kampionëve të martën.

Në “Santiago Bernabeu” Reali i Ancelottit do t’i bëj konak rivalit nga qyteti, Atletico Madridit, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

“Los Blancos” do të tentojnë ta mbrojnë titullin e kampionit, të fituar sezonin e kaluar, por kësaj here do të përballen me një ekip që s’e kanë mposhtur që shtatë ndeshje.

Nuk do të jetë ndihmë për Realin që në këtë ndeshje do të hyjë në formë jo të mirë, madje mund të jetë edhe pa një nga lojtarët kryesor të ekipit, Fede Valverden.

Të martën nuk do të jetë as Jude Bellingham, i cili mungon shkaku i kartonëve, derisa Valverde ka munguar tash e tri ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor.

Më herët gjatë kësaj jave ishte raportuar se Fede Valverde do të jetë në dyshim për ndeshjen ndaj Atleticos, dhe kjo po merr kuptim çdo ditë e më shumë, pasi lojtari as sot nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit.

 Sipas “Diario AS”, ai sot u stërvit vetëm individualisht, por koha është e limituar për t’u kthyer në formën optimale për të martën.

Valverde kishte luajtur në çdo ndeshje të Real Madridit deri në këto ndeshjet e fundit, derisa mungesa ndaj Atleticos do të jetë shumë e madhe.

Real Madridi do të vendosë për situatën e Valverdes tek pas 24 orëve, pasi pritet një konsultim i fundit me mjekët e ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot