Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Mornarit të Tivarit.
Kampioni në fuqi ndali tre pikë të mëdha.
Golat i realizuan Strikoviq (75’) e Ndiaye (90+2’).
Mysafirët mbeten pa një lojtar nga minuta e 54-të, kur u përjashtua futbollisti Gjurishiq.
Pas javës së 22-të në elitën e futbollit malazez, Deçiqi mban vendin e katërt me 31 pikë e ka dy pikë më shumë se Mornari në të pestin.