Milani tronditet në fund! Lojtari serb përjashtohet

- Bota Sot

Milani tronditet në fund! Lojtari serb përjashtohet

Milani është në krizë të rezultateve, ndërsa Lazio në finish shënoi fitore.

Milani pësuar humbje në fund me rezultat 1:2 nga Lazio në takimin që u luajt në stadiumin “San Siro”.  

Zaccagni në minutën e 28-të kaloi në epërsi skuadrën nga Roma.

Në minutën e 67-të serbi Strahinja Pavlloviq u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Milanin me një lojtar më pak.

Milani përkundër se ishte me një lojtar më pak në fushë, ia dolën që të barazojnë rezultatin.

Futbollisti Chukwueze shënoi në minutën e 85-të.  

Në minutën e 90+8 Pedro shënoi nga penalltia për 1:2 në favor të Lazios.

Lazio renditet në vend të katërt me 50 pikë e Milani është në të 9-tin me 41 pikë pas javës së 27-të në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot