Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës

- Bota Sot

Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës

Tashmë është e konfirmuar, Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit drejt Iranit, aty ku Al Nassr do të luajë në ndeshjen e parë për 1/16-at në Champions League e Azië kundër Esteghlal.

Vendimi është marrë nga bordi i Al Nassr, për shkak të frikës në lidhje me ndonjë incident të mundshëm që mund të vërë në rrezik jetën e yllit portugez.

Al Nassr kërkoi zyrtarisht që ndeshja ndaj Esteghlal të luhej në një vend neutral dhe jo në Teheran, duke pasur një eksperiencë shumë të keqe sezonin e kaluar, por pretendimi i tyre nuk është marrë parasysh Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), e cila garanton që ndeshja do të luhet nën masa sigurie maksimale dhe garanton sigurinë e të gjithëve njerëzve që do të jenë të përfshirë në këtë takim.

Duke parë këtë vendim, Al Nassr ka vendosur ta lërë “pushim” Ronaldo-n dhe mos ta marrin më vete në Iran, duke ditur ngjarjet që kanë nodhur në të kaluarën dhe aq më tepër situatën e tensionuar gjeopolitike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot