Yjet e Milanit, Rafael Leao dhe Theo Hernandez, pritet të largohen nga klubi në fund të sezonit.
Madje trajneri Sergio Conceicao po mendon që t’i lë ata në bankën rezervë për takimin e radhës në Serie A ndaj Lecces.
Atmosfera ka ndryshuar në mënyrë dramatike që prej se kjo dyshe e frikshme ishte e rëndësishme në fitimin e Scudettos tri vite më parë, por dy lojtarët tani po përballen me kritika të ashpra.
Teksa ylli portugez ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, paraqitjet e tij kanë qenë të çrregullta, duke bërë që shpeshherë trajneri ta zëvendësojë pas pjesës së parë ose ta fusë në pjesën e dytë.
Në anën tjetër, mbrojtësi francez asnjëherë nuk arriti kulmin e formës pasi u suspendua për dy kartonë të verdhë në një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoord.
Sipas GdS, Conceicao po e konsideron që t’i lë në bankë që të dy për takimin ndaj Lecces, duke reflektuar një strategji për ta bërë ekipin më konsistent.
Ky vendim i mundshëm gjithashtu nënvizon qëllimin e trajnerit për t’i kërkuar përgjegjësi të gjithë lojtarëve dhe për t’i dhënë prioritet formës mbi reputacionin.
Thuhet se Milani nuk do ta rinovojë kontratën e Hernandezit, e cila skadon në qershor të vitit 2026 dhe do të jetë i hapur ndaj ofertave verën e ardhshme, për ta evituar largimin e tij falas.