Ajdini rikthehet në formacionin startues

- Bota Sot

Ajdini rikthehet në formacionin startues

Ardi Ajdini është rikthyer në formacionin startues të FC Prishtinës pas disa ndeshjesh.

Në barazimin e mbrëmshëm ndaj Llapit, ishte njëri prej të paktëve lojtarë të Bardhekaltërve që shkëlqeu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ajdini i ofroi siguri të madhe mbrojtjes së ekipit të Jean-Michel Cavalli, duke qenë i pakalueshëm për kundërshtarët.

Me Ardi Ajdinin në fushë, zemra e mbrojtjes së Prishtinës është pa dyshim më e sigurtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot