Nuk jemi të sigurt se kush do të jenë lojtarët e transferuar nga Igli Tare si drejtor sportiv i Milanit, por disa emra largimesh mund të parashikohen që sot.
Calciomercato raporton se ngecja jashtë Champions League i kushton financiarisht klubit italian dhe mund të bëjë disa lëshime në merkaton e verës.
Lojtari kuqezi më i kërkuar nga klubet europiane është Tijjani Reijnders.
Mesfushori holandez rinovoi kontratën me “Djallin”, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të shitet nëse vjen një ofertë mbi 50 mln euro.
I dyti në listë është ylli i ofensivës kuqezi, Leao. Performancat e tij nuk janë të qëndrueshme, por vlera e tij në treg llogaritet mbi 80 mln euro dhe kjo mund të nxisë Milanin ta shesë.