Yamal duhet të shënojë më shumë gola

- Bota Sot

Yamal duhet të shënojë më shumë gola

Legjenda e Romës, Francesco Totti insiston që talenti i Barcelonës, Lamine Yamal duhet të shënojë më shumë gola.

Ikona e romakëve ka theksuar se Yamal, duhet të fillojë të shënojë më shumë gola për të përmbushur pritshmëritë që e rrethojnë.

Yamal nuk ka shënuar për Barcelonën që nga tetori, dhe kjo ka ngritur shqetësime mbi ecurinë e tij.

Kur u pyet për talentin spanjoll, Totti u shpreh se anësori duhet të përmirësojë statistikat e tij të golave.

“Ai ende shënon pak gola”, tha Totti.

"Është shumë i fortë, shkëlqeu në Kampionatin Evropian ... Dukej sikur po fluturonte, pastaj pati një rënie të vogël, që është normale, por ende shënon pak gola”, ka theksuar Totti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot