Jashari me Club Bruugen pësuan humbje në finish

- Bota Sot

Jashari me Club Bruugen pësuan humbje në finish

Skuadra belge, Club Bruuge, ka pësuar humbje në finish me rezultat 3:1 nga Aston Villa, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League në futboll.

Ardon Jashari u paraqit titullar për skuadrën belge por të pafat, pësuan humbje në minutat e fundit të takimit. 

Mysafirët treguan lojë të mirë duke shënuar fitore e cila i jep një mundësi të artë që në ndeshjen e kthimit të sigurojnë biletën për në çerekfinale.

Për Aston Villën shënuan Bailey (3), Mechele (83 - autogol) e Asensio (86’ – nga penalltia) dhe për vendasit realizoi De Cuyper (12).



Lexoni të gjitha në Bota Sot