“Mini-finale” për titullin

- Bota Sot

“Mini-finale” për titullin

Kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij dhe në këto kushte skuadrat do të luftojnë “dhëmb për dhëmbë” për të marrë maksimumin e pikëve. 2 takime mjaft të luftuar do të luhen ditën e sotme që janë të vlefshme për javën e 28-të të kampionatit.

Duueli i parë do të jetë mes Egnatias dhe Dinamos, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 16:30.

Një sfidë mjaft e luftuar dhe direkte mes ekipeve që bëjnë mes tyre llogaritë për kreun e renditjes. Aktualisht vetëm 2 pikë i ndajnë ekipet në klasifikim.

Në po të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Një tjetër sfidë e luftuar dhe që pritet të jetë spektakolare mes skadrave që pretendojnë titullin dhe rikthimin te fitorja në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot